Home
Jashar Salihu
Hamit Haxhiu
Shoqata Jerina
Destinacionet
Libri i Miqëve
Projekte
Njoftime
Njoftime Online
Lista
Forumi
Firmat
Foto Albumi
Anketa
Kërko
Kontakt
  
 



















      Të nderuar antarë të Shoqatës humanitare „Jerina“,

      Shumë të respektuar bashkëfshatarë  të fshatit tonë të shtrenjtë,

      Lexues të nderuar,
 


     Viti 2013 po i afrohet fundit, Viti  i Ri  po vjen ngadalë e me shpresë. Bashkëfshatarët tanë të shpërndarë në të katër anët e botës, në këto ditë të festave dhe pushimit,  me mendje dhe zemër janë në vendlindjen e tyre, në Botushën e Shqiponjave. Nuk është më rëndësi nëse ata gjinden në Zelandë apo Australi, në Amerikë apo  Kanada, në Europë apo Azi. Tik-takja e shpirtit të tyre prapë mbetet aty ku jeta për ta filloi dhe ku jeta për ta do të përfundoj, pra atje në Botushën e Shqiponjave. Atje ku pushon trupi dhe shpirti më mirë se në çdo vend tjetër,  atje ku edhe pluhuri është i mirë, atje ku uji është më i ëmbël e ajri më i lehtë, atje ku jeta është kuptimplote.

        
          Themelimi i shoqates sonë humanitare kishte vetëm një qëllim fisnik. Ta ndihmojmë vendin tonë e nëpërmes ndihmes të shprehim dashurinë e pakufishme për vendlindjen tonë.  Sepse ngado që shkojmë dhe kudo që jemi, ne atdhe tjetër nuk kemi. Vetëm duke e dashur, duke e ndihmuar dhe duke punuar shumë për ate, ne realizojmë ëndërrat e prindërve, gjyshëve dhe stërgjyshëve tanë, dhe japim shpresë dhe rreze drite për gjenerata që do vijnë pas nesh.


          Bashkëfshatarët e mi,

         
         Në emër të Kryesisë së Shoqates humanitare „Jerina“, në emër të antarësisë së gjerë, ju urojmë një Vit të Ri të mbarë, shëndet e mirëqenje në familjet tuaja dhe ardhmëri të ndritshme.


     Kudo që jeni,ngado që shkoni,  ju priftë e mbara dhe Zoti qoftë me ju!



Me respekt
 
Për Kryesinë e Shoqatës

Bajram Rrustem Mehmeti



Zofingen, 16.11.2013

 

U mbajt kuvendi i rregullt i Shoqates Humanitare „Jerina“

 

Në Zofingen të Zvicres, në klubin Dardania, sikurse  edhe herave t¨tjera, u mbajt Kuvendi II i rregullt i Shoqates Humanitare “Jerina” për Zvicer e cila i bashkon bashkëvendasit e Fshatit Botushë.

Rendi i ditës:

1.       Kuvendi i II I Shoqates Humanitare “Jerina”

2.       Të ndryshme.

Të Pranishëm ishin: Muhamet  (Mustafa) Aliu, Asllan (Elez) Salihu, Bedrush (Lanë) Mehmeti, Avni Kadrija, Islam (Adem) Sadiki, Shaban (Qazim) Avdija, Tahir (Lanë) Mehmeti, Muhamet (Dervish) Botusha, Fahri (Muhamet) Aliu, Tahir dhe Jeton Nimoni, Blerim Avdija, Fahri (Ramadan) Avdyli, Artan Sadiki dhe Bajram (Rrustem) Mehmeti.

Tubimin e hapi ish Kryetari i deritanishëm z. Bajram Mehmeti ku ne fillim i pershëndeti të gjith të pranishmit e në veqanti Musafiret si Muhamet Mustafen dhe disa të rinjë që kan ardhë për here të pare.

Kuvendi i rregullt mbahet në bazë të Statutit i cili përcakton se qdo 2 vite të mbahet Kuvendi Zgedhorë.

Me pas ju dha fjala secilit veq e veq që të diskutoin për punën e gjeritanishme dhe për propozimet për Kryesin e re:

-          Asllan Salihu. Kemi punuar aq sa kemi pasë munsi dhe kapacitet. Kemi berë nji punë të mirë dhe modeste. Jam dhe propuzoi që Bajram Mehmeti të rizgjidhet edhe për nji mandat Kryetarë i Shoqates.

-          Islam Sadiki propuzoi që tër Kryesija e gjeritanishme të rizgjedhet  edhe për Dy vite.

-          Muhamet Aliu, pajtohet qe Bajrami të rizgjidhet edhe për nji mandat Kryetarë i Shoqates.

-          Avni Kadrija ishte i po të njejtit mendim.

-          Muhamet Botusha- Pajtohet me parafolsit por benë nji kritikë per të gjithë ata anëtarë të Kryesisë që disa herë me radhë nuk po marrin pjesë në Tubime.

-          Bedrush Mehmeti - Kerkoj te di se kush ishte anëtar i Kryesisë deri me tani qe te di këndë ta propozoi për në të ardhmen.

-          Tahir Mehmeti. Propozon Bajramin për Kryetarë dhe kryesia te mbetet ashtu siq ka qenë.

Më pasë u Votua ku me shumicë Apsolute, pa astenji kundër, Kryetarë u zgjodh z. Bajram Mehmeti.

Më pas u bë zgjedhja e anëtarëve të kryesisë.

-          Asllan Salihu, u zgjodhë nënkryetari i parë.

-          Shaban Avdija, nënkryetari i  dytë

-          Muhamet Botusha, Arkatarë

-          Tahir Mehmeti, Kordinatorë

-          Islam Sadiki, Sekretarë

-          Fahri Avdyli, Anëtarë

-          Fahri Aliu

-          Avni Kadrija

-          Bedrush Mehmeti

-          Ramë Botusha

-          Arif Botusha

-          Jeton Nimoni

-          Tahir Nimoni

-          Naim Zajmi

-          Hysni Salihu

-          Fidan Meta

-          Ismet Sadiku

-          Xhevdet Lama.

Në bazë të kerkesave të shumta u aprovua kërkesa që të zgjidhet edhe nji nënkryetarë i tretë. U propouzua dhe u zgjodh njëzerit Fahri Aliu.

Arkatari dha raportin e gjendjes momentale si dhe numrin e pagesave të antarësisë.

 

Në piken e dytë të rendit të dites u diskutua munsija e zgjerimit të shoqates edhe në shtetet e tjera jashta Zvicres si në Austri, Gjermani dhe Suedi. Që të formohen berthamat e shoqates në keto shtete u propuzuan këta bashkëvendas që ti kordinojn punet dhe te formojnë këshillet iniciuse.

1.       Suedi- Haxhi Haxhiu

2.       Austri – Besim Deliu

3.       Gjermani Halil Ademi, Shkelzen Ahmeti dhe Ramiz Nimoni

U cekë se nese edhe në shtetet e tjera ka interes që të formohen deget e Shoqates, i lusim incijatoret qe të marrin kontakte me ne, për  kordinim të punëve.

Bajram Mehmeti  propozoi që ti behet nji kerkesë Kuvendit komunal të Gjakovës për zgjerimin e Urës mbi Gushë në hyrje të fshatit. Peticioni të behet me mbledhjen e nënshkrimeve dhe ti dergohet komunës në menyrë Protekulare. Kërkesa u aprovua njizerit.

Për qeshtjen e Shtepisë së Kultures që kemi biseduar në dy tubimet e mëparshme, u cek që po presim deri sa të gjindet plani adekuat, shpronsimi dhe definimi  i pronës ku eshtë caktuar që të ndertohet dhe të dihet përafersishtë shuma e investimit.

Tubimi përfundoi si gjithmon në frymen vllazrore me nji darkë solemne.

7.11.2013

Njoftim 


         Njoftoim të gjithë bashkëvendasit tonë qe jetojn dhe punojnë në Zvicer se  me daten 16.11.2013 ditë e Shtune, do të mbahet Kuvendi i rregullt i Shoqates Humanitare „Jerina“ për Zvicer.
Mledhja do të mbahet në Zofingen, Klubin Dardania, Industriestrasse (Aty ku eshtë mbajtur edhe herave të tjera), duke filluar nga ora 18.00.
Lusim të gjith bashkëvendaset që sa më masovikishtë ti përgjigjen ftesës.

 
Me respekt
Kryesija e Shoqates Jerina

Zvicer






























Botushë, 6.8.2013

     Me insistimin e kryesisë së Shoqates Humanitare „Jerina“ dhe me perkrahjen e bashkëvendasëve nga Fshati, u mbajt mledhje informative në Oborrin e Xhamisë së Fshatit.
     Mbledhja kisht vetem nji rend dite dhe kishtë të bëntë rreth njoftimit për ngritjen e një Objektit ndihmes në kuader të fshatit për raste emergjente. Një objektë të tillë kishte kërkuar z. Dervish Avdiu i cili isht musafir në Zvicer dhe kishte mar pjesë në mledhjen e fundit të Shoqates Humanitare „Jerina“. Objekti që kërkon Fshati është: Nji sallë e madhsisë së mesme, me Objektet percjellse, për nevoja të përbashkëta të Fshatiti ne raste të ndonji të Pamje apo Pritje, pse jo edhe për ndonji qellim tjerër si gazmend, tubim etj.
     Tubimi filloi ne frymen vllazrore dhe kishte nji numer të konsiderushëm të pjesmarrsëve. Pas diskutimeve të shumta u arrit pajtushmeri që objekti në fjalë mundet të ndertohet vetem në Sadra sepse vend të mjaftushem për objekt dhe objektet pecjellse në fshat nuk ka. Vendi afer Xhamis është shumë i vogël dhe se do të ket probleme me Parkimin.
     Ne fund u mur vendim qe edhe njiher të shqyrtohet kerkesa në detale, të zgjidhet Plani dhe vendi, dhe të njoftohen të gjith bashkëvendasit kudo që janë.
     Tubimi përfundoi në frymen vëllazërore dhe me qmallje të bashkëvendasëve ndermjet veti.

 ©www.botusha.li

Disa Foto nga Tubimi në Botushë me 6.8.2013



Foto të tjera i gjeni te Foto albumi

















Zofingen, 18.5.2013

 U mbajt mledhja e rregullt e Shoqates Humanitare „Jerina“.

Mbledhja filloi me këtë rend dite:

               1.      Raporti i punës njivjeqare, në periudhen kohore nga Maj 2012 deri në Maj 2013
               2.      Shqyrtimi i mandateve të Kryesisë, në bazë të statusit dhe rregullorës.
               3.      Të ndryshme.

         Mbledhjen e hapi Kryetari i shoqatës humanitare « Jerina » për Zvicer, z. Bajram Mehmeti. Në fillim i pershendeti të gjith të pranishmit e në veqnati Dervish Avdin i cili ishte musafir nga Botusha te i biri dhe kishte shfrytzuar rastin që të marr pjes në ketë mledhje.                Procesverbalist për ketë mledhje u propuzua Adnan Avdyli i cili njizerit edhe u zgjodhë.
 
         1)      Raportin e punës njivjeqare e paraqiti z. Muhamet Botusha. Ne fillim ceku se Shoqata është duke ecë përpara dhe duhet të jemi të lumtur që është kështu. Më pas ceku të hyrat dhe dalurat nga kontoja e Shoqates te cilat do ti bejmë transparente. Në vitin 2012 nga antarsija kan hyrë 3658.30 Fr. Muhameti tha se nga kjo shum vjet jan  ndihmuar disa Familje nga fshati si dhe  janë rrethuar varrezat në fshat (Varrezat e mëdhaja) me nji shum prej 2710 Fr. Po asht vjet jan ndihmuar dy familje të goditura nga zjarri, me nji shum prej 3500  fr ku nga kontoja janë terhjekur 1000 Fr a shuma e tjetër është mbledhur ne menyrë humanitare nga bashkëvendasit tonë ashtu siq është e prezentuar në listë. Është financuar web faqja e fshatit Botushës me nji shum prej 838.15 Fr. Ketu ceki ndimen e dhenë te Fahri Avdylit me babë e vllezer për gadishmerin që nji vit ta paguajn faqen e Botushës,
Gjithsej nga Kontoja e Shoqatës për vitin 2012 kanë dalë 4548.15 Fr.  Duke ju faliminderuar dy bashkvendasëve tonë Ramë dhe Arif Botushës që në menyrë vullnetare kan dhanë nga 1000 Fr, kemi pas nji shumë modeste  në konto.
Për punen dhe vullnetin e pa kontestushem që ka bërë Muhameti për dhe rreth shoqates, e faleminderuan të gjithë dhe i jemi shumë mirnjohes.

         2)      Fjalen e muar z. Bajram Mehmeti. Në bazë të rregullores dhe statusit duhet që të bëhet Rotacin dhe ndryshime në Kryesi. Mu për këtë (Duke u bazuar në rregulloren e punës), i ftoj që secili veq e veq të jepë mendimin e vetë: -      
      Avni Kadrija- Gjithë ajë që punon është i mirëseardhur dhe jam që të mbetët kjo kryesijë me të njejten përberje siq është tani. I falemenderoj të gjithë për punën e bërë. -      
      Bedrush Mehmeti- Vetem  i pershendet tue pranishmit dhe ju deshiron punë të mbarë të metutjeshme. -      
      Elez Botusha- Punë të mbar e suksese. -       
      Fahri Aliu- Propozoj qe të gjith që janë tani në Kryesjë të mbesin por qe kryesija të zgjerohet edhe propuzoj Naim Zajmin qe të jetë antar i ri i Kryesisë.      
      Adnan Avdyli- Jam qe të behet ndryshime në Kryesi.      
     Muhamet Botusha- Që Kryesija  të zgjerohet edhe për dy Antarë të rinjë. Të jenë puntorë dhe aktivë. Propozoj që njëri nga antaret e rinj të jetë nga Mahalla e Hasanajve me qellim se kjo lagje na ka mbet anësh si me antarë ashtu edhe me pagesa.
     Tahir Mehmeti- që të zgjerohet dhe propozoj që antaret e kryesisë të vinë gjithmonë në mledhje. -       
      Shaban Avdija- Antaret e kryesisë të jenë më aktiv dhe të jenë të rregullt në mledhje. Mledhjet e ardhshme të caktohen së paku nji mujë përpara se të mbahen që të kemi kohë ti informojm secilin. Poashtu propozon që sa më shumë ti telefonojm bashkëvendasit dhe të kerkojm nga ata konfirmimin se a do të vinë ajo. -       
      Isni Salihu- Ne bazë të statusit nuk mundemi të bejmë për momentin ndryshime. Të ftojm nji Tubim zgjedhor dhe të vendosim për këtë qeshtje. Jam i mendimit që edhe bashkëvendasit tonë që jetojnë në Gjermani, Austri dhe në vendet të tjera të na kyqen në Shoqat. Nëse sju pelqen puna dhe aktiviteti i ynë, le të formojn edhe ata nji shoqat ne vendet ku jetojnë dhe bashkërisht ti kordinojmë punët në të miren e fshatit. Por deshiroj qe njiherit të ju bëhet kerkesë që a doin të bashkpunojnë me ne apo jo. -       
     Bajram Mehmeti- Ne jemi të hapur per secilin. Kurr nuk kemi thënë si Kryesijë që zbon të na kyqen bashkëvendasit tjerë jasht CH. Nëse ata e shofin të arsyshme se munden ta formoin nji shoqat tjeter Humanitare në Gjermani apo Austri do të kenë vetem përkrahjen tonë. Fyrjet nuk do i tolerojm sepse gjith ketë punë dhe mundë e bëjm në menyrë vullnetare dhe nuk toleroim që për ket punë të shahemi. Bejë kërkesë që të na bashkangjiten te gjith antaret që jan më pak aktiv sepse është për të miren e fshatit tonë. -       
      Islam Sadiki- Ne Faqen e Botushës është i publikuar Konto numri i shoqates me të gjitha të dhënat e nevojshme si IBAN ; SWIF që secili që deshiron të paguaj apo të kontiboj për të miren e fshatit, mundet ta bejë nga e gjithë bota pa asnji problem. -       
      Isni Salihu- Perserit që të ju telefonohet bashkëvendasëve tonë në D dhe A qe te mirret mendimi i tyre.

Njizerit u muar vendim që në mledhjen e ardhshme të mbahet kuvendi zgjedhorë në kuader të shoqates.
Për shkakë të dinamizimit të punës së shoqates, u muar vendim që Kryesija të zgjerohet edhe për katër antarë të rinjë, deri në Kuvendin zgjedhorë.              
          U Propuzuan : 1)      Naim Zajmi.
                                  2)      Fahri Aliu      
                                  3)      Elez Botusha
                                  4)      Avni Kadrija
                                  5)      Adnan Avdyli.
         U Zgjodhën : 1)      Naim Zajmi.
                               2)      Avni Kadrija. 
                               3)      Elez Botusha
                               4)      Fahri Aliu. 
              
        3)      Në piken e tretë të rendit të dites muren fjalë dhe diskutan: -      

                   Islam Sadiki- Që flamurët te lapidari të nderrohet dy herë në vit me flamuj të rinjë.  
                                       - Problemi i trafos, kontaktet me KEK-un.
                                       - Nga Mahalla e Hasanajve ka marr dy kerkesa, 1 Qe të vendoset nji Pasqyre në Arrabreg në kthesen e parë për shkak të rrezikut permanent që është në atë vendë, 2 që të ndihmojm në blerjen e nji reservari të uijt me kapacitet prej 5000 litrave për Kronin e Qelisë. -       
                Bajram Mehmeti- Trafo është pron private. KEK-u është privatizu dhe do presim se qdo të behët. Do e pergadisim nji kërkesë KEK-ut duke ja bashkangjitur disa foto nga gjendja momentale e Trafos dhe të kerkojm që sam a parë të gjindet nji zgjidhje. Më pas Bajrami ja dha fjalen musafirit Dervish Avdisë. -       
  
                Dervish Avdija- Ju faliminderit për punën që keni berë dhe jeni duke bërë. Unë kam nji kerkesë që në Botushë të ndertohet nji Objekt apo lokal për të Pame dhe gjëra të tjera, ashtu siq i kan bërë edhe shum fshatëra të tjera. Objekti të ngritet afër Xhamisë së fshatit. Ne si fshat pa ndihmen e juaj as që mundem ta nisim. Propozoj qe te hudhet ne diskutim dhe të aprovohen nga Kryesija e shoqates dhe ju kisha lutë që të na ndihmoni në ketë drejtim. Më pas për ketë qeshtje diskutaun secili veq e veq dhe se që të gjith ishin të mendimit se një objekt i tillë na duhet në fshat dhe se fshati ka nevojë urgjente.

     U vendosë:     A)  Që Dervish Avdija të jetë ndermjetsues nga Shoqata Humanitare „Jerina“ dhe bashkvendasëve tonë në fshat, qër qdo informat apo këshillë të informohemi nëpermjet Dervishit.
                             B)  Nëse fshati gjejnë gjuhë të përbashkët për caktimin e lokacionit dhe janë të nji zërit për ndertimin e kësaj Qendere, ne si kryesijë do të  bejmë qmos që të ndihmojm në qdo drejtim.
                             C) Të mirret njië Arkitekt dhe të behet plan skica se si do të duket ky objekt, përafersishtë dhe sa do të jetë madhësija e tijë.
                              D)  Përafersishtë të jipen të dhënat se sa do të kushtoj ky objektë.
                              E)  Ndihma e jonë do të jetë transparante vetem nëpermjet të antarëve të kryesisë së Shoqates Humanitare „Jerina“
.


Kerkesat e tjera do të shqyrtohen në mledhjen e radhës.

Tubimi perfundoj si gjithmon në frymen vllazërore me nji darkë të përbashkët.
 U Caktua se mbledhja e ardhshme të mbahet në Tetorë 2013.

Disa foto nga Mledhja me 18.5.2013

Bedrush Mehmeti dhe Avni Kadrija

Elez Botusha me të birin, Fahri Aliu dhe Adnan Avdyli.


Darkë e përbashkët.





Presidentja Jahjaga dekoron personalitetet e shquara.

        Presidentja Jahjaga dekoron personalitetet e shquaraJam e nderuar qe si presidente e Republikës së Kosovës kam pasur nderin që, duke kryer obligimin kushtetues, te dekoroj te gjitha ato personalitete, të gjithë ata veprimtarë që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha çështjet që Republika e Kosovës sot të jetë shtet sovran dhe i pavarur, faktor paqeje dhe stabiliteti, vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe që është në miqësi të përjetshme me Shtete e Bashkuara të Amerikës, tha presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, në ceremoninë e ndarjes së dekoratave për personalitetet e shquara të Kosovës, të cilët janë dekoruar nga presidentja më 10 Qershor 2012, 28 Nëntor 2012 dhe 17 Shkurt 2013, ndërsa sot ajo i ka dorëzuar solemnisht. Të gjithë ata veprimtarë, artistë, profesorë, sportistë, të gjithë njerëzit e përkushtuar në profesionet e tyre që t’i arrijnë vlerat më të larta në punën dhe në angazhimin e tyre. Gjithashtu, ndihem e nderuar që kam dekoruar miqtë tanë ndërkombëtarë që në misionet e tyre në angazhimin konkret dhe personal, lanë gjurmë në zhvillimin tonë, kontribuuan që ne sot të jemi një shtet i respektuar demokratik, me rend dhe sundim të ligjit, me liri dhe të drejta për të gjithë qytetarët pa dallim.

Obligimi im është që të jap një vlerësim të vogël dhe modest, por shumë simbolik, si një obligim të shoqërisë sonë që të nderojmë dhe të kujtojmë, në mesin e shumë të tjerëve, njerëzit e dalluar që e merituan me punën dhe angazhimin e tyre, tha Jahjaga.

Ju familjarë, ashtu si edhe të gjithë ne, jeni krenarë për bijtë dhe bijat, për vëllezërit dhe motrat, për prindërit dhe për të gjithë ata njerëz të vullnetit të mirë dhe të idealit që u shkrinë që ne sot të jetojmë të lirë dhe të dinjitetshëm, të ndërtojmë një të ardhme duke ecur rrugës që ata na e lanë.

T’i mbani me nder këto çmime.

Respekt dhe nderim për veprën e të merituarve.

Më poshtë po sjellim emrat e personaliteteve që iu dhanë sot dekoratat. Ata janë dekoruar nga Presidentja Jahjaga më 10 Qershor 2012, 28 Nëntor 2012 dhe 17 Shkurt 2013.

Të dekoruarit me Urdhrin “Hero i Kosovës”:

Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

********


Jashar Salihu Urdhri “Hero i Kosovës”

********

Urime Botushas. Krenohuni.
















Foto e re.

Nji foto që është histori në vehte.
Grupi folklorik nga Botusha.
I pari nga e majta Hasani i biri i Hyrzemit, Tahir Bajrami, Isak Xhoki, Mahmut Zeqiri, Hyrzemi, Zenel Sadrija i Koshares dhe Hajdar Bajrami. Ulur Shkurta e bija e Hyrzemit.

Njoftim.

Njoftojm të gjithë bashkëvendasit, shokët dhe miqet se sot me 18.10.2012 vdiq në Botushë, Adem (Misin) Nimani.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 19.10.2012 në Botushë në ora 14.00. Funerali niset nga shtepija e të ndjerit.

Familja Nimani Botushë-Zvicer Gjermani    


Stafi i web faqes www.botusha.li i shprehë ngushllimet më të sinqerta Familjes Nimani me rastin e vdekjes së Baces Adem.

Lavdi

















                           Fletëpagesa e Shoqatës Humanitare "Jerina"

Qaste nga Mbledhja



Këto jan disa Foto nga mledhja e fundit, Zofingen CH.