•  
  •  
Presidentja Jahjaga dekoron personalitetet e shquara.

        Presidentja Jahjaga dekoron personalitetet e shquaraJam e nderuar qe si presidente e Republikës së Kosovës kam pasur nderin që, duke kryer obligimin kushtetues, te dekoroj te gjitha ato personalitete, të gjithë ata veprimtarë që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha çështjet që Republika e Kosovës sot të jetë shtet sovran dhe i pavarur, faktor paqeje dhe stabiliteti, vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe që është në miqësi të përjetshme me Shtete e Bashkuara të Amerikës, tha presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, në ceremoninë e ndarjes së dekoratave për personalitetet e shquara të Kosovës, të cilët janë dekoruar nga presidentja më 10 Qershor 2012, 28 Nëntor 2012 dhe 17 Shkurt 2013, ndërsa sot ajo i ka dorëzuar solemnisht. Të gjithë ata veprimtarë, artistë, profesorë, sportistë, të gjithë njerëzit e përkushtuar në profesionet e tyre që t’i arrijnë vlerat më të larta në punën dhe në angazhimin e tyre. Gjithashtu, ndihem e nderuar që kam dekoruar miqtë tanë ndërkombëtarë që në misionet e tyre në angazhimin konkret dhe personal, lanë gjurmë në zhvillimin tonë, kontribuuan që ne sot të jemi një shtet i respektuar demokratik, me rend dhe sundim të ligjit, me liri dhe të drejta për të gjithë qytetarët pa dallim.

Obligimi im është që të jap një vlerësim të vogël dhe modest, por shumë simbolik, si një obligim të shoqërisë sonë që të nderojmë dhe të kujtojmë, në mesin e shumë të tjerëve, njerëzit e dalluar që e merituan me punën dhe angazhimin e tyre, tha Jahjaga.

Ju familjarë, ashtu si edhe të gjithë ne, jeni krenarë për bijtë dhe bijat, për vëllezërit dhe motrat, për prindërit dhe për të gjithë ata njerëz të vullnetit të mirë dhe të idealit që u shkrinë që ne sot të jetojmë të lirë dhe të dinjitetshëm, të ndërtojmë një të ardhme duke ecur rrugës që ata na e lanë.

T’i mbani me nder këto çmime.

Respekt dhe nderim për veprën e të merituarve.

Më poshtë po sjellim emrat e personaliteteve që iu dhanë sot dekoratat. Ata janë dekoruar nga Presidentja Jahjaga më 10 Qershor 2012, 28 Nëntor 2012 dhe 17 Shkurt 2013.

Të dekoruarit me Urdhrin “Hero i Kosovës”:

Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

********


Jashar Salihu Urdhri “Hero i Kosovës”

********
Urime Botushali

Jashar Salihu

Te vizitosh web faqen e fshatit Botushës, është e pamundur ta kalosh pa u përkulur para këtij burri të Kosovës, qe fati deshi te lindë e rritet ne fshatin tonë.

 Lavdi





















Jashar Salihu




















Jashar Salihu



















Jashar Salihu gjatë studimeve.





















Dhjetor, 2003

NJË JETË TË TËRË NË SHËRBIM TË ATËDHEUT !


 Përkujtues-trevjetori i vdekjes se Gjen. Jashar Salihu
shkruar nga Sylë ARIFI Ishte, nderë dhe krenari të i takosh nji gjenerate të njerëzve të mëdhenjë të qeshtjës Shqiptare,të kësaj periudhe historike që e krijuan trimat e orve të para të lirisë. Familja SALIHU nga f-shati Batushë, i lindi, rriti dhe edukoi në gjirin e sajë dy trima të pendës dhe pushkës, tani tëndejerë z.HAJDAR DHE JASHAR SALIHU, të cilët nga vdekja e parakohshme vetem fizi-kisht u ndan, por vazhdoni të jetoin me neve sepse vepra dhe ideali i tyre kombëtar eshtë dhe mbetët obligim për neve shokve të veprimtarisë dhe idealeve synim i vazhdushemë përë tu realizua. Për vendlindjën e më gjërë se ku jetonin dhe vepronin , këta dy veprimtar të shquar kombëtare, ishin burim i inspirimit e i frymzimit për gjenerata të tëra për tu pajisur dhe brymosur me guxim intelektual e më gjërë, që të jemi ndimesë e levizjës së mirfilltë kombëtare, për ta afirmuar, ndimuar zgjidhjën e qeshtjës kombëtare e në veqanti qlirimin eKosovës nga pushtuesi i huajë. Që nga vitet e 70-ta. Jashari, ishte antar i Levizjes Nacionalqlirimtare të Kosovës dhe viseve Shqiptare në Jug. Rrespektivisht ishte ndërë antarët më aktiv të grupëve ilegale të asajë kohe që vepronte mbrenda organizatës ilegale të qujtur Komiteti për Deqan, në kudër të levizjës se udhehequr nga ideologu, veprimtari më i shquar i qeshtjës kombëtare, Jusuf GERVALLA. Vllëzerit,Jashari me Hajdarin ishin dalluar për guximin e tyre politik që haptazi dhe pa hez-Itim ju kunderveheshin qendrimëve e veprimeve të udhehequra nga ish qendat komuniste të organizuara përmes komiteteve komunale, që binin ndeshë me synimet dhe idealet e levizjës se mirfillt kombëtare për qlirim nga pushtimet sllave. Vite më vonë vllezerit Salihu, punuan si profesor në shkollën e mesme "Vllëzerit Frashëri" gjimnazi në Deqan. Menjihere pas zbulimit të veprimtarisë se ilegalesë të organizuar përmes Komitetit për Deqan, edhe ky tribun i levizjës kombëtare arrestohej, i akuzuar për veprimtari kundër shtetit e kualifikuar si vepër armiqsore kundër jug. etj.akuza siq ishin bërë zakon nga ishn nominklatuara komuniste e asajë kohe në Kosovë, bashkë me Jasharin, ishin arrestuar sigurisht edhe shumë veprimtar të shquar të Levizjës nacionalqlirimtare që vepronte në ate kohë në Kosovë, siq ishin Ismajl Hajredinaj, Hasan Ukhagjaj, Din Ahmetaj, Drita Kuqi etj. Gjatë, kohës sa ishte nëvuajtje të denimit me burg të rënd në burgjetë e tmerrshme jug. Vllau i Jasharit, Hajdari ishteduke punuar në gjimnazin e Deqanit, si profesor i gjuhës dhe letersisë Shqiptare, ishte periu-dha menjihere pas ngjarjeve të mëdha të levizjës studentore të vitit l98l, kur e tërë Kosova ishte ngritur në këmbë për të i kerkuar të drejtat e veta për liri, barazi dhe pamvarsi të Kosovës, dhe kjo kryengritje gjithë popullore u shtyp me dhunë të egër nga forcat policore e ushtarake të asajë jug. Por, dhuna nuk përfundoi me kaq dhe vazhdoi me të ashtuqujturat mjete politike, të aplikuara nga ish udheheqesit e LKJ-es, e në veqanti nga urdhërzbatuesit e pushtetit politik në Kosovë. Meqë, Hajdar Salihu ishte dalluar për guximin e tij politik, dhe vllau Jashari veq ishte i denuar dhe vuante denimin prej disa vitësh, si familje konsi- deroheshin e pa përshtatshme politikisht e kundërshtare e hapur e jug. nga ish pushteti politik dhe policor i asajë kohe në Kosovë. Po, Hajdar Salihu ishte ndërë profesoret e parë, se bashku me disa kolegë të tjerë që ju nenshtruan proqesit të diferencim ideo-politik, që aplikohej masa më e qoroditur nga policija politike e ati pushteti kolaboracionist, Si zakonisht, dhe pas zbatimit të masave ideopolitike kishte pasojat tjera ndërshkruse, jo vetem politike por edhe të natyrave tjera ekonomike, bojkote personale e familjare dhe socijale,ashtu që pas ca kohe ndajë Hajdarit ishte aplikuar edhe masa përjashtim nga proqesi arsimor, dhe mbeti i pa punë për nji përiudhë të gjatë. Motiv, i të gjitha ketyre masave që i perjetoi Hadar Salihu ishte se ai nuk kishte pranuar që të i gjykonte demostrata e vitit l98l , se nuk kishte pranuar të distancohej nga veprimtarija e vllaut të tij Jasharit, igjykuar si armik i shtetit jug. Etj……. Sigurisht se keto ishin vërtytet më sublime të nij intelektuali të guximshëm, duke sakrifikuar vetën dhe familjën e tijë jo vetem politikishtë por edhe fizikisht nga gjenocidi politik i nominklaturës vazale të asajë kohe. Ishte përjetues i tmerrit ekonomik dhe politik për nji kohë të gjatë, që u zbatua kundër tij vetem e vetem për ta perkulur e neshtruar para pushtetit komunist . Më siguri se ketyre masave të rënda jo vetem ideo-politike, sa për diskretitim puplik me të vetmin qëllim të ketë ndikim të shumica e familjeve tjera me pretendime të shkaktimit të friksimeve kolektive. Poashtu, masat më të rënda nga dhuna e qfrenuar fizike që i perjetuan nga disa familje dhe antarë të tyre, nuk i lekundën në asnji menyrë nga idealetë kombëtare me kurrfar qmimi, dhe kjo ishte tradita e kultura e atdhedashurisë të keto familje, që e kultivonin vazhdimisht e me guxim, për tu qliruar nga pushtuesi serb. Hajdar Salihu, nuk u lekund për as nji moment nga qendrimet e tija parimore prej nji intelektuali, dhe vazhdoi veprimtarin e tij të pendës për mes shkrimeve të cilat i botonte me anonim. Botoi disa vepra me të cilat u dallua në mesin antarëve të Shoqatës së Shkrimtarve të Kosovës në ate kohë, duke marrur shpërblimin e parë në disa konkurëse për vlerësimin e romanit më të mir të vitit. Më ndimen e njërit nga intelektualet më të shquar shqiptar, Hajdarit ju mundesua të i përfundoi studimeve posdiplomike në Prishtinë, ashtu që ju krijua mundesija së fund të punoi si dramaturg e aktor pran Teatritrit popullor në Gjakovë, gjithashtu me kontributin e disa intelektuale të mirfillt, pas të gjitha pengesave që i bënin vazalet e pushtetit politik në Gjakovë. Pas, kthimit nga vuajtja e denimit Jashar Salihu e përjetoi edhe nji tmerrë tjetër jo vetëm ekonomik, por edhe politik, nga se familja e tij gjegjësisht vllezërit e tij i ishin nenshtruar masave të rrepta politike, me izolim total dhe presioneve ekonomike deri në minimum ekzistence. Megjithate, vullneti i madhë i njerzeve të guximshëm kombëtarisht, duke ju rezistuar ketyre masave drakonike, filloi ta krijoin nji jetë të re nga përjetimet më të ndryshme, e për as nji moment nuk u thya , dhe vazhdoi veprimtarin e tij të guximeshme atdhetare duke i përkrahur proceset e avancuara politike në dobi të zgjidhjës se drejtë të qeshtjës së pa zgjidhur të Kosovës. Ishte vazhdemisht në kontakte pune e veprimtarie me veprimtarët e pa lodhur të qeshtjës kombëtare, dhe vazhdëmisht e shtonte rrethin e bashkveprimtarëve në kuadër të levizjës nacional qlirimtare të shqiptareve. Guximi intelektual, politik e fizik i JASHARIT, ishin vlerat më sublime të tija. Njerzeve të mëdhej që kishin vlera të mëdhaja e të qmuara kombëtare, ju besoheshin edhe detyra të rëndesive të veqanta me vlerë kombëtare, e mu për kët, rrafshi i Dugaxhinit po këti tribuni ia besoi ta udheheq levizjen për pajtim dhe bashkim të organizuar në tubimin historik të Verrat e Llukës, ku ishte tubuar masa ndofta më e madhe ndoni here në trojet shqiptare më se nji gjysmiluni shqiptarësh. Vlera e këti tubim do të jetë e shenuar në historinë ton kombëtare, si inspiruse e nji pajtimi dhe bashkimi gjithë Shqiptar, para nji momenti historik për ta avancuar zgjidhjën e qendrushme të qeshtjës kombëtare. Pas, të gjitha ketyre përjetimeve nëperë burgjetë serbe, dhe katrahurave politike e ekonomike që renduan pas lirimit nga burgu, Jashari pati edhe disa arrestime nga pushteti policor, ku ju kishte nështruar përjetimeve më të egra e shtazarake të dhunësë fizike, me arsyetim se ka gisht në veprimtarin e grupeve ilegale të asaj kohe që kishin filluar të vepronin në grupe guerile si forca të armatosura, nëpër disa vendbanime të Kosovës. Mirpo, Jasharit ashtu i dermuar fizikisht arriti të largohej nga Kosova, për të u strehuar më vonë në Zvicërr, ku ju pranua statusi i refugjatit politi. Pas, ca kohe pushimi psiqik dhe rehabilitimi nga torturat shpirtrore e fizike që ky atdhetar i devotëshem i kishte përjetuar para largimit nga Kosova, filloi të marrë takime me veprimtarët Shqiptare që vepronin si të organizuar ketu në diaspor me vite të tëra. Po, me propozimin e Jasharit ishte formuar institucjoni i parë moral e matrijal për ta matrijalizuar iden e kahmotshme të krijimit e funksionimit real të ushtrisë qlirimtare të Kosovës, për të aktualizuar zgjidhjën e qeshtjës së pa zgjidhur të Kosovës edhe me luftë të armatosur. Ideja e Jasharit gjeti përkrahjen unanime nga bashkveprimtarët e organizmit politik se ku vepronin gjegjësisht, në LPK, duke u miratuar nji propozim i till u formua "Fondi vendlindeja thërret" dhe nuk ishte rastësi që në krye të keti institucjoni kaq të rëndësishem u emruar vetë Jashar Salihu, sigurishtë duke u bazuar në vlerat e tija njerzore, guximin e madhë intelektual, politik dhe përse mos ta themi edhe fizik, sepse vetem njrerëzit që i posedonin vlerat e atributet e tilla mund të ju prin proqeseve të avansuara politike e kombëtare. Angazhimet e Jasharit në krye të keti institucjoni të UQK-së që e organizoi dhe e bëri luftën qlirimtare në Kosovë, për qlirim nga pushtuesi serb, ishte nji emisjon i një rëndesije të veqant historike për popullin Shqiptar. Si emisar i nji segmenti të luftës qlirimtare, në kuadër të UQK-së, ishte i angazhuar intenzivisht në përgaditjen e veprimeve konkrete në mombilizimin e përgjithshëm morao-shpirtror, politiko -diplomnatik, matrijal dhe veprimeve nga artit ushtarak, për ta bërë luftën e UQK-së sa më të sukseseshme kundër forcave fashiste serbe. Kudo, që ishte Jashari biseda orjentohej vetem në pergaditje të operacjoneve konkrete në luftimin e pushtuesit dhe diskreditimin e bashkpuntorve të tij. Fjalët e diskutimet e tija të shumta që i bënte nëpër shumë tubime të organizuara kudo në shtete të ndryshme të Botës, ishin të sinqerta e burrnore duke apeluar gjithni në mombilizim të përgjithshëm të gjitha vlerave shpirtrore , matrijale e fizike në mbështetje të luftës së drejtë që e bënte UQK-ja, sepse thoshte Jashari se vetem duke e ndimuar vetveten neve Shqiptaret do ta fitoim edhe përkrahjen nga faktori ndërkombëtar, dhe keshtu ndodhi! Jashari, gjatë veprimtarisë së tij politike kishte fituar edhe shkathtësi diplomatike, per ta prezentuar e përfaqesuar qeshtjën e pa zgjidhur të Kosovës, para diplomacisë nderkombëtare. Si diplomat i shquar pati rastin të bënë disa takime diplomatike se bashku me bashkveprimtarët e bashkpuntoret e tij, dhe personalisht pati takime në rangje të ndryshme me ambasador, diplomat dhe ministra qoftë të ministrive të jashtme dhe atyre të mbrojtjës nga shumë shtete dhe institucjone nderkombëtare. Nga shumica e ketyre takimve diplomatike Jashari tregoi aftësi e pjekuri politike në rrafshin e diplomacisë, qëndrimi i tij konkretë e i pa luhatëshem krijoj rrespekt të veqant nga shumë diplomatë nderkombëtar. Sigurisht se mbeshtetur në shkathtesit e tija politike e diplomatike, ishte antar i grupit për marradhenje me jashtë në kudër të Drejtorisë politike të UQK-së. Poashtu, ishte caktuar diplomati i parë i Kosovës për Shtetin e Zvicrrës, dhe ishte dekretuar nga QPK-ja si Ambasador. Ishte vazhdusë i vijës politike e kombëtare të patriotit Jusuf Gervalla, dhe bashkluftëtar shumë i qmuar i Komandantit legjendar të UQK-së, Adem Jasharit. Vyrtyeti më i qmuar i trimave të mëdhenjë të qeshtjës kombëtare, siq ishte Jashari ka qen sinqeriteti, guximi i hapur jo vetëm në rrafshin politikë por edhe në ate diplomatik e ushtarak. Qendrimi i tij në raport shoqeror në nivele të ndryshme ishte shumë njerzor parimisht, ndërsa me kundërshtaret politik apo thën troq me hyzmeqaret e sherbimeve të huaja ishte shumë konkret i drejtëpësëdrejt e i pa kompromisë. Ndërsa, gjatë veprimtarisë në ilegalitet qmohej si veprimtar diskret, i pa zbërthyeshëm vetëm për ta vazhduar veprimtarin si njeri ndër ilegalet më të mdhenjë, me synim që ilegaliteti të i realizoi qëllimet e parashtruara deri në arritjën e kushteve dhe krijimin e rrethanave të favorshme për tu puplikuar,siq edhe u veprua në të gjitha rrafshetë qofshin ato politiko-diplomatike dhe asajë ushtarake, në momentet më të duhura kur u arrihet efekti. Gjithëmon, e gjithkundi, emëri dhe fjala e Jasharit krijonte atmosferë mirkuptimi, sinqeriteti e korrektsie në frymë mombilizimi të të gjitha atyre forcave të mirfillta kombëtare pamvarishtë percaktimet e tyre politike e ideoligjik, por të rreshtuar në përkrahje të gjithanshme të luftës qlirimtare të UQK-së, pra gjithni nga paraqitjetë e fjalët e keti tribuni të luftës dilte apeli të gjithë shqiptaret unik e të bashkuar rrethë forcave reale kombëtare, që me pend e pushkë janë në sherbim të atëdheut. Nga shumë tubime nëpër shum qendra të ndryshme të botës, po e pasqyroim vetem një si p.sh. Manifestimi më i madhë politik gjith shqiptar i organizuar ndoni here në diaspor ishte ai i demostratave të mbajtura në Rambuje, gjatë mbajtjës së konferencës ndërkombëtar për zgjidhjën e qeshtjës së pa zgjidhur të kosovës, ku fjala e paraqitur nga Jashari ishte ftesa puplike për nji bashkim e mombilizim gjithë Shqiptar në përkrahje të luftës qlirimtare të Kosovës që e bënte UQK-ja, për ta vendosur sa më drejtë e qendrushëm qështjen e Kosovës në pamvaris të plotë, si Shtet nderkombëtarisht i pranuar. Jo, rastesishtë bashkëluftetarët, e bashkveprimtarët e tij e thrrisnin vazhdimisht Gjeneral, sepse nuk i mjaftonte angazhimi i tij nga të gjitha segmentet e fushveprimeve politiko-diplomatike, por ishte edhe pjesmarrës aktiv në frontin e luftës qlirimtare. Pas, përfundimit të luftës me qlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb, Gjenerali i qeshtjës Shqiptare z.Jashar ishte i angazhuar në hirarkin politike të PDK. Të gjitha keto veprime, sakrifica dhe kontribute të veprimtarit të shquar të qeshtjës kombëtare në të gjitha segmentet e jetës politike qoftë nga periudha e ilegalitetit, dhe kjo e legalitetit politiko-diplomatik, dhe ushtarak, u qmuan arsyeshem e meritorisht nga spektri politik,ushtarak e kombëtar në Kosovë e më gjërë, dhe vepra e Jashar Salihut u radhit në vendin e merituar në historinë e lavdishme të luftës qlirimtare të UQK-së në radhën e Deshmorve të Kombit, e nga Shtabi i përgjithshëm i TMK u dekretua me graden e GJENERALIT !

 Sylë Arifi




























Jashar Salihu


1953-2000

Ne vitet e pesëdhjeta, atëherë kur populli shqiptar "hiqte të zitë e ullirit" nga regjimi rankoviqian,në një fshat malor të Malësisë së Gjakovës, në Reken e Keqe,rrëzë Bjeshkëve të Nemuna,buzë Erenikut,në fshatin Botushë,në familjen e varfër dhe të urtë Salihu,lindi me 10.2.1953,fëmija i katërt Jashar Salihu,(djali më i vogël i familjes). Shkollën fillore e kreu në Molliq, kurse të mesmen në Gjakovë ndërsa fakultetin Filozofik- degën e gjuhës Angleze e kreu në Prishtinë. Pas kryerjes së fakultetit filloi punën profesor pranë Gjimnazit "Vëllezërit Frashër" në Deçan. Gjatë kohës së studime iu bashkëngjit lëvizjes studentore të udhëhequra nga Jusuf Gërvalla. Gjatë shërbimit ushtarak në armatën jugosllave,zbulohet grupi i tij dhe nxirret para gjyqit jugosllav ku dënohet me tetë vjet burgim, nga të cilat i mban katër. Burgun e mban në Pejë dhe Foqë të Bosnjës,ku një kohë të gjatë si shok dhome kishte edhe Presidentin e Bosnjës Alia Izetbegoviqin. Pas daljes nga burgu Jashari kaloi një kohë të vështirë duke u përballuar me "lëçitje" dhe përbuzje nga regjimi jugosllav dhe dora e zgjatur e tij. Filloi të punoi si bujk i thjeshtë duke rrokur kosën dhe shatin që vetëm e vetëm mos t’ia shtrijë dorën armikut. Në arsim nuk e pranuan më duke e shpallur si të pa dëshiruar. Të njëjtin fat e pati edhe i vëllai i tij tani i ndjerë Mr. Hajdar Salihu(mësues,shkrimtar dhe aktor),i cili menjëherë pas ranjes së Jasharit në burg largohet nga arsimi. Në vitet e 90 Jashari iu bashkua Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve ku arriti kulminacionin në Verrat e Llukës ku vetë e udhëhoqi tubimin me ç'rast u falen 60 gjaqe e më shumë se 100 plagë e ngatërresa. Veprimtaria e Jasharit i pengoi forcat Serbe të cilat në fund të 91 e arrestuan dhe e rrahën për vdekje, por falë fatit i shpëtoi më të së keqes. Në vitin 92 emigroi në Zvicër ku për asnjë moment nuk e pushoi aktivitetin e tij. Me fillimin e luftës Jashari ngjeshi Uniformën dhe ju bashkëngjit forcave Çlirimtare deri në ditën e fundit. Pas çlirimit Jasharit i erdhi një "dhuratë nga Zoti", sëmundje e rëndë e cila e detyroi për në rrugë e gjatë të amshimit. Lirinë e Kosovës e mbërrini por nuk arriti ta shijoj dhe ta gëzoi për të cilën shkriu aq mund e shëndet. I mbylli sytë larg vendlindjes, në Zvicër, duke mos vdekur kurrë. Pas vete la tre djem, shumë shokë dhe idealist. I qoftë i lehtë dheu i Tokës Mëmë Kosovë. Lavdi Lavdi Jashar Salihu!                                                     

 Islam SADIKI  Dhjetorë 2000

















Jashar Salihu, luftëtari dhe diplomati i përkushtuar për lirinë e Kosovës


Prishtinë, 18 dhjetor 2001

-
Që në fillim të Aksionit për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë, në vitin 1990, ndër personat e parë, ish-të burgosur politikë, ku do të drejtoheshim për ndihmë, do të ishte Jashar Salihu. Ashtu siç kishim pritur, ai nuk do të ngurronte aspak për të na ndihmuar, dhe, në këtë mënyrë edhe për të na dhënë forcë që ta tejkalonim shijen e hidhur që na e kishte shkaktuar refuzimi “diplomatic” që kishim marrë nga radha e disa ish-të burgosurve tjerë, më të moshuar, të trevës së Dukagjinit.
Anëtari i Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), i angazhuar në Komitetin e Deçanit, kështu, pas 4 vitesh të kaluara në burgjet serbe, po ridëshmonte bindjen e tij se rruga e çlirimit të Kosovës dhe viseve të saj, në radhë të parë duhet të kalojë përmes pajtimit dhe bashkimit të
shqiptarëve, se çlirimi, në mos i pamundur, do të jetë një proces tejet i vështirë po qe se do t'i gjente shqiptarët në hasmëri me njëri-tjetrin. Dhe, kështu, po e nderonte edhe drejtuesin dhe bashkëveprimtarin Jusuf Gërvalla; zgjedhja që i kishte bërë për bashkëpunëtor sërish po ridëshmohej e qëlluar.
Prandaj, duke e përvetësuar si moto jetësore thënien e Jusufit: "Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli", Jashar Salihu do të jetë i pandalshëm. Ai do të troket në sa e sa dyer të odave të shqiptarëve dhe do t'i lus ata me tërë qenien e tij që të mbyllnin hasmëritë, të falnin njëri-tjetrin, ta shtrinin dorën e pajtimit-të bashkoheshin.
Faktikisht kjo lutje dhe lutjet tjera të natyrës së tillë, ishte lutja e vetme që njihte në tërë jetën e tij. Dhe, ai dinte se kur duhej edhe të dilte në ballë. Jo rastësisht, më 1 maj të vitit 1990, do ta drejtojë tubimin te Verrat e Llukës, ku kishte më se 500 mijë të pranishëm nga të gjitha trevat shqiptare, ku do të arriheshin 106 pajtime; 62 gjaqe, 25 plagë dhe 19 ngatërresa.

Njeriu që në çantë kishte milionat, bukën e hante me domate

Një fakt që s'duhet harruar me këtë rast: tubimi, fillim e mbarim ishte vrojtuar nga policia serbe, e cila për të demonstruar forcën e vet kishte ardhur edhe me një mori autoblindash. Prandaj, për t'ia kujtuar se nuk e kishin harruar "fajin" që kishte bërë Jashari, në fund të këtij viti e arrestojnë dhe e torturojnë tmerrësisht, barbarisht. Por, asgjë nuk përfundon me kaq; ndjekja e tij do të vazhdojë edhe më tutje, në çdo hap, gjer aty sa ta detyrojnë të marrë rrugën e mërgimit. Mirëpo, Jashari nuk ishte nga ata djem të Kosovës që largësia nga atdheu do t'ia zbehte apo shuante dashurinë dhe përkushtimin për lirinë e tij.
Përkundrazi, veprimtaria e tij politike, në kuadër të ish-LPK-së, vetëm se do të shënojë ngritje dhe do të marrë dimensione të reja, të shumanshme; duke qenë paraprakisht në hierarkinë më të lartë drejtuese të saj, me nismën e tij në vitin 1993, do të formohet Fondi "Vendlindja thërret", fond i cili fillim e mbarimin ka qenë në funksion të formimit të vetëfinancimit të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Që nga ky vit, pra që nga koha e themelimit, Jashar Salihu ka qenë kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit "Vendlindja thërret". Porse, ai nuk ishte njeri i zyrës, nuk dinte dhe nuk ia ka lejuar kurrë vetes që ta kalojë kohën vetëm në të; në kontakte të vazhdueshme me bashkatdhetarë ka derdhur të gjithë energjinë tij, në mënyrë që fondi të fuqizohej me mjete; që, kështu, për ushtarët e UÇK-së të siguroheshin sa më shumë armë dhe pajime të luftës. Dhe, fjala e tij, dhe shembulli i tij, kanë gjetur gjithnjë përkrahje. Ndryshe nuk mund të mendohet të ndodhte me një njeri të devotshëm gjer në vetëmohim, siç ishte Jashar Salihu, i cili me ditë dhe net të tëra, për shkak të aktivitetit në shërbim të luftës në Kosovë, nuk mund të kthehej dhe të shijonte ngrohtësinë familjare, ta pushonte qoftë vetëm për pak çaste trupin e dërrmuar nga torturat nëpër burgje.
Ai as nuk kishte makinë e as nuk dinte si ishte të ulej në restorante a hotele, për ta ngritur një gotë apo për ta ngrënë një kafshatë bukë. Janë të panumërta netët kur Jashari kthehej tejet vonë nga tubimet me bashkatdhetarët, nga takimet me diplomatë perëndimorë apo përfaqësues të mediave, dhe në Redaksinë e "Zërit të Kosovës", ku ishte edhe zyra e Fondit, merrte për të ngrënë një kafshatë bukë, shpeshherë të sa e sa ditëve më parë, me një domate a me peshk të konzervave (ushqimi më i lirë në Zvicër) dhe pinte ndonjë gotë ujë nga uji natyral apo, po të ndodhej, i gazuar, ndërkaq që çantën e kishte përplot me para. Thjesht, ishte e paparamendueshme që në radhë të parë të mos ndodhte për të na u afruar dhe pyetur se si na shkojnë punët me gazetën, a kemi informata nga fronti i luftës në Kosovë, dhe, duke qenë edhe në kontakt të vazhdueshëm me luftëtarët e lirisë, të na sillte informata të dorës së parë. Para opinionit ndërkombëtar i thoshte troç aspiratat e Kosovës
Këtë privilegj nuk e ka gëzuar vetëm "Zëri i Kosovës". Janë të panumërta mediat perëndimore, të cilat duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të, për lexuesit e tyre plasonin top informata nga lufta në Kosovë, duke përhapur kështu edhe të vërtetën e kësaj lufte, ashtu siç janë të shumtë gazetarët dhe reporterët që kanë hyrë në Kosovë përmes tij, për të raportuar prej andej. ”Shqiptarët e Kosovës janë evropianë dhe nuk kanë lidhje me vendet islamike. Ata janë të vendosur të luftojnë deri në fund”, i ka deklaruar Jashar Salihu gazetës amerikane "The Christian Science Monitor" të datës 16 prill 1998, duke mbrojtur kështu dhe përhapur të vërtetën për shqiptarët dhe vlerat civilizuese perëndimore, të luftës së UÇK-së, njëkohësisht duke demantuar propagandën antishqiptare të regjimit kriminal të Milosheviqit dhe satelitëve të tij.
Prandaj, në sensibilizimin e opinionit perëndimor me të vërtetën për luftën e drejtë të Kosovës kundër forcave kriminale të Milosheviqit, roli i Jasharit është i pazëvendësueshëm, dhe, rrjedhimisht, po dëshmohej se jorastësisht në kuadër të Drejtorisë Politike të UÇK- së, ishte anëtar i Grupit për Marrëdhënie me Jashtë, ndërkaq që më vonë do të jetë përfaqësuesi i parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, në Zvicër. Ana tjetër që e shquan atë, që nuk do duhej harruar për asnjë çast,është ajo se Jashar Salihu, ishte, siç thotë një fjalë, edhe i gishtit: këtë e ka dëshmuar sa e sa herë duke qenë krah për krah luftëtarëve të lirisë edhe në frontin e luftës, në detyra të karakterit të veçantë.
Jashari nuk dinte të moralizonte në raport me bashkatdhetarët. Gjithnjë printe me shembullin personal, dhe, me të drejtë, gjërat I thoshte troç: kërkonte prej tyre të përmbushnin gjithanshëm obligimin ndaj UÇK-së dhe lirisë së Kosovës, dhe e quante për fyerje që ky të degradohej duke u cilësuar si ndihmë.
”Kosova nuk ka nevojë për lëmoshë”,- thoshte ai, ndaj saj kemi obligime, vetëm borxhe. Troç i thoshte edhe para opinionit ndërkombëtar aspiratat e Kosovës, dhe tregonte rrugën që do të çonte në zgjidhjen e çështjes së saj: "Të vetmet bisedime të pranueshme midis shqiptarëve dhe Beogradit janë ato që do të përcaktonin kufijtë midis Serbisë dhe Kosovës", do të shprehej për të njëjtin numër të gazetës "The Christian Science Monitor".
Prandaj, o njerëz të mirë, duke qenë i brumosur me pikëpamje të tilla progresiste - duke e konsideruar borxhin ndaj Kosovës si diçka që kurrë s'mund të thuhet se tani është përmbushur, Jashari s'kishte se si të vdiste ndryshe, vetëm se me sy çelë. Ajo që ngjau me të më 17 dhjetor të vitit të shkuar, në spitalin kantonal të Araut të Zvicrës, e ka fillesën që në pranverën e vitit 1981. Që nga burgu i Pejës, pastaj ai i Foçës. Mos e kërkoni askund tjetër shkakun. Mos të humbet kot kohë në këtë drejtim. Në vend të kësaj të vazhdohet dhe të çohet përpara ideali i tij dhe i brezave të tëra me radhë. Dhe, të mos harrohet ai dhe bashkëluftëtarët e tij dëshmorë, përkujdesi dhe nderimi i familjeve të tyre.

(Nga Lulëzim Etemaj)

Nga Vorrimi i Gjen Jashar Salihut.

Vorrimi i Jashar Salihut.