•  
  •  






































Hamit Haxhiu,
ky trim për legjendë

Monografi ose histori e shkurtër mbi trimin e Botushës
Më 11 korrik 1990, një familje bujare shqiptare, e persekutuar gjithëmonë nga pushteti sllav, morri lajmin e rëndë të vdekjes së birit të tyre në spitalin ushtarak të Beogradit. Kësaj rradhe, vdiq i helmuar eprori Hamit Haxhiu, djal trim, i njohur dhe i dashur nga mbarë Botusha dhe Malësia e Gjakovës. Ushtarët e tij shqiptarë, akoma edhe sot, tregojnë me mall dhe dhëmbje për humanitetin e tij dhe ndihmën që ju jepte në ushtrinë e athershme të quajtur APJ. Fliste shqip me shqiptarët... Për pushime..., saherë që kishte, këthehej në Botushën e vet krenare dhe, asnjëherë në uniformë. Në kokë mbante plisin e bardhë, këtë simbol të lashtë shqiptar të uryer nga armiqët tanë. Me dashuri të pashlyer i ndoqi traditat e kombit; nuk lente pa marrur pjesë në dasma e në mort dhe gjithëmonë, si që u tha më parë, i veshur «qytetarçe» e jo në uniformë.
Gjatë shkollimit dhe mëtej si epror ushtarak, tregoi aftësi të mëdha mendore dhe fizike. E pra kjo, ishte një fakt më tepër për të penguar zhvillimin dhe ngjitjen më lartë në hierarkinë ushtarake të APJ, së cilës në vitet e pasluftës edhe i besuan shqiptarët. I besuan një politike të trumbetuar nga të gjitha anët. Dhe dihet si u tradhtuan prindërit tanë.
Ti këthehem temës së filluar të cilën dua në disa pika të shkurtëra ta paraqes që nga fillimi. Dëshira e ime si autor është të them gjëra që janë gjer më tani pak të njohura mbi jetën e këtij trimi shqiptar dhe mbi të parët e tij, duke filluar nga gjyshi i tij Arifi e këtej.
Jemi nga fundi i viteve 20 të qindveçarit të kaluar. Mbretëria SKS bën kërdi mbi popullatën shqiptare. Shpërngulje të detyruara për çdo ditë. Familjes së Jahë Haxhiut i konfiskohet shtëpia dhe toka me arsyetimin se nuk ka paguar taksat e procesit gjyqësor të mbajtur dhe vendimit që pasoi në Gjyqin e Shkallës së parë në Pejë (vendim i prurë më 29 nëntor 1927), në bazë të së cilit, datën 9 maj 1930, shtëpia dhe toka e Arif Haxhiut shitet në ankand një serbi (i vetmi pjesëmarës në ankand), i cili pas Luftës së Dytë Botërore ikën vet (familja ngelën në Kosovë) nga Jugosllavia komuniste si çetnik dhe pra, kundërshtar i ideologjisë së re në pushtet.
Familja Haxhiu në Shqipëri u vendos në Mamuras por edhe atje nuk i ndoqi ndonjë fat i mir pasiqë aty, nga malarja nga e gjithë familja ngelën në jetë vetëm dy fëmi të vegjël të Arifit – djali Jaha dhe vajza Xhejlanja të cilët u ritën te dajët e tyre, gjegjësisht te trimi i njohur mbarëshqiptar, Binak Alia. Në Krumë, Jaha edhe kreu shkollën elementare me shokë të tjerë të internatit « Kosova ».
Luftën e viteve 41-45 Jaha e kaloi në mal me luftëtarë liridashës nga të gjitha trojet shqiptare kështuqë « çlirimi » poashtu e gjeti në mal. Pasiqë partizanët e muarën pushtetin, disa nga bashkëluftarët ranë në duarë të tyre, disa u vranë gjatë përleshjeve e një numër ku bënte pjesë edhe Jaha, u këthyen në Shqipëri. Por, si që dijmë edhe këtu sundimin e patën kapur komunistët, të cilët e prangosën me mbi dyzet luftëtarë të tjerë. Pushteti shqiptar, kështu të prangosur, vendos ti këthej « kosovarët » në Jugosllavi. Rrugës Jaha i thot njërit nga përcjellësit që e kishte patur shok shkolle që ta liroj. Ai nuk mer asnjë rrezik për ta liruar nga prangat por gjen një mënyrë tjetër mjaftë të sukseshme..., e zhduk dosjen e Jahës dhe i thot që në Prizren mos të pranoj se ka dalur ilegalisht në Shqipëri, e kanë nxënë në rrëmujë të kontrollimeve dhe e kanë prangosur... Kështu ai arrin të lirohet nga akuza jugosllave dhe lihet në liri. Jaha, këthehet tash në Botushë dhe në fillim banon te disa fqinj të kahershëm. Mëtej ia arrin të banoj në shtëpinë e uzurpuar nga Filipi i cili , si që përmenda më parë, që larguar nga Kosova dhe nga teritori jugosllav duke lënë gruan vet. Ajo pranoi Jahën të jetoj aty duke i liruar një dhomë. Gradualisht, ky e ribleu shtëpinë dhe tokën e vet. Pas blerjes, martohet me Nushe Salihun dhe i lindin gjashtë fëmi, tri vajza e tre djem.
Nga djemtë, Arifi pra më i madhi që tash punon dhe jeton në Gjermani, u ngatërrua me pushtet për çështje politike si që trajtoheshin të gjitha kundërshtimet më të fuqishme ndaj sistemit komunist dhe «vëllazërim - bashkimit» jugosllav, ju ngrit aktakuza ( PP-nr. 56/84, me datë 16 mars 1984) në këtë drejtim dhe u dënua me një vjet burg ( p. nr. 29/84 dhe Ap-Kzh nr.399/84). Vëllau tjetër, me emrin Haxhiu, kreu filloren dhe pastaj gjimnazin në Deçan por Shkolla e Lartë Pedagogjike në Gjakovë i mbeti e pakryer për shkak se u arestua dhe u dënua me një vjet burgim (P.nr. 142/83 dhe menjëherë pas mbajtjes së dënimit u arestua rishtazi dhe kësaj rradhe u dënua me tre vjet e gjysëm heqje lirie (PP-nr.133/85).
Hamiti
Lindi më 5 Janar 1955 dhe kreu shkollën fillore në Mulliq, kurse gjimnazin ushtarak në gjeneratën e parë në Beograd. Vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake të Beogradit në dy vitet e para, kurse dy të fundit, në Banja Llukë.
Duhet cekur se ëndërra e Hamitit ishte të bëhet pilot. Në rini shpesh ju fliste shokëve të vet se dëshira e tij e flaktë është pilotimi dhe donte të jetë i pari shqiptarë në këto troje të jashtë shtetit ëmë që bëhet pilot dhe shtonte: «Kam ca ëndërra të bukura...». Kjo dëshirë nuk ju plotësua se patronët e kuq të armatës jugosllave nuk lejonin një shqiptar në komandat e Mig-ave të tyre. Në fund, ai kreu drejtimin e blindave dhe dërgohet me detyrë në Nish, me gradën e nëntogerit të armatës në njësitin tankist.
Këtu fillojnë të duken më haptazi elementet antishqiptare në rradhët e hierarqisë ushtarake po dhe brënda ushtarëve që në çdo hap e dita ditës më tepër ngrinin kurtha të ndryshme kundër çdo shqiptari pa dallim të gradës.
Këtu qëndroi gjer në vitin 1981. Këtë vit, divizioni i Nishit dërgohet në Kosovë. Haxhiu revoltohet kundër padrejtësive, mënyrës dhe masave barbare që ndërmerreshin kundër popullatës shqiptare dhe si pasojë, menjëherë e tërhoqën nga njësitët tankiste dhe i dhanë t'i grah një autobusi. Brënda vetëm disa ditësh e tërhoqën krejtësisht nga Kosova për në kazerma të tjera larg trojeve shqiptare e që akoma sot nuk dihet saktësisht vendi i saktë. Në vazhdim, Hamiti këthehet përsëri në Nish dhe tani më i jepet në përgjegjësi akoma më e kufizuar, një tanks me ekipazhin.Vijojnë bisedat informative, që e dijmë mirë se çfar torturash psiqike nëpërmjet kërcnimeve dhe shantazheve pësonin shqiptarët në këtë ushtri mashtruese të «vëllazërim - bashkimit». Ngritja e padisë ndaj vëllezërve Arifit dhe Haxhiut, duke filluar nga viti 1981 dhe dënimet me burgim, rënduan akoma më tepër gjendjen e Hamitit dhe ai tani gjindej nën një presion tejet të madh. Këtë fakt e hetonin edhe ushtarët në kazermë e shqiptarët ishin gjithëmonë rreth tij. Dëshmojnë akoma ata që e njohtën dhe tregojnë me dashuri dhe krenari se si Hamiti, afrohej me ta kur në orët e lira këndonin këngë me qiteli në brendi të kazermës - kazamat. Vet ai me një rast u thot vëllezërve të vet: «Mos hiqni dorë nga ideali... Liria është e shtrejtë prandaj edhe don sakrifica...». Këto qëndrime ishin të njohura në rrethin ku jetonte, në Nish dhe më gjërë për shumë shqiptarë por dhe eprorë e agjentë të ushtrisë së kohës. Se Haxhiu vepronte në drejtim të emancipimit të forcës liridashëse me të rijtë që kish kontakt vërteton vet fakti se ai asnjëherë nuk mbërrini në gradime më të larta hierarqike edhe pse me përvojë kohëzgjatje dhe me aftësi psikofizike ua tejkalonte të gjithë oficerëve në kazermën e tij dhe me larg. Këtë e thom me faktet e dëgjuara nga shum njerëz që e njihnin Hamitin e sidomos në bisedë me ushtarë të tij të viteve tetëdheta, duket qartë se ai ishte i persekutuar në aspekt profesianal dhe privat. Privat nga shkaku se në kohën kur i dënoheshin vëllezerit për aktivitet kundër revolucionar, kundër komunist dhe për tentativë të rrëzimit të sistemit shtetëror, atij i kërkohej për çdo ditë të distancohet nga ta se ishin armiq të popullit, të shpallur fajtorë dhe të dënuar me burg...
Në vargun e dështimeve për ta mposhtur moralisht Hamitin, e kulminacion i nervozizmit dhe mllefit kundër tij arrin në kohën kur ai ka deklaruar se L.B ka vrarë ushtarin V.T. Shqiptarë dhe ka plagosur dy ushtarë të tjerë (1 shkurt, 1990), poashtu shqiptarë. Një muaj e gjysëm pas vdekjes së Hamit Haxhiut, në gjyqin ushtarak të Nishit, L.V. u mbrojtë se nuk ka vrarë askënd por se këto ishin akuza të shpikura nga eprori Hamit Haxhiu...
Helmimi
Gajtë shtrirjes në spitalin ushtarak në të Nishit (dhjetë ditë) flitej nga ana e mjekëve për helmim të rëndë, por që nuk dihej nga vinte. Vëllezërit dhe familja këmbëngulën ta dërgojnë në mjekim në Beograd dhe pas shum peripetishë, ia arrijnë ta dërgojnë vëllaun e sëmurë rëndë në AMU (VMA). Edhe këtu, analizat e para flitnin për një helmim me prejardhje të panjohur. Vet Hamiti tregonte se ditën kur është sëmurë, ia kanë dhënë një birrë e cila kishte patur një shije jo të rëndomtë (në këtë kontekst po përmend faktin se ditë para, dhe pas helmimit dhe vdekjes së Hamitit, në rrethana misterioze vdiqën edhe dy shqiptarë të tjerë që gjindeshin në uniformë ushtarake e që ishin të afërtë me të). Në këtë spital, për të cilin familja edhe sot nuk kanë fjalë të këqija, vdes, tash po e quaj heroi ynë, trimi i pashoq dhe shembëlltyra e guximit dhe mbrojtësi i rinisë shqiptare që gjindej në uniformë gjatë kësaj kohe në garnizonin e njësiteve tankiste të Nishit. Për gjatë trembëdhjetë vjetëve që punoi si eprorë, vite pra shumë të rënda të kohës së ritjes konstante të antishqiptarizmës në çdo hapësirë, Hamit Haxhiu nuk nguroi haptas dhe me të gjitha mundësitë që kishte, të mbroj ushtarët e tij nga çdo gjë e keqe që ju gatuhej nga dora nacionaliste sërbosllave...
Dhe... Hamit Haxhiu, ky trim që ndërroi jetë i helmuar, kaloi në legjendë, se populli shqiptarë i bëri një varrim legjendarë... Vëllezërit dhe dashamirët e tyre që i përmbajtën në vendimin e prerë të mos lejojnë një ceremoni ushtarake të varrimit (po përmend rastin e ndihmës nga ana e Hajdar Salihut dhe Bajram Mehmeti nga «Alternativa» që ndihmonin me këshillat e tyre nëpërmjet telefonit vëllezërit Haxhiu gjersa akoma ishin në Beograd dhe donin të mernin kufomën nga duarët e «nishlijve»), ku pushteti do të mundohej të lante duarët e ngjyrosyra me gjak shqiponje duke recituar fjalime të njohura më, për «humbjen e madhe të një eprori të madh». Do të flitnin edhe për diagnozën e caktuar pas vdekjes, për leukemi akute të pashërueshme...
Varrimi u bë në vendlindje dhe do të mbahet mend, si që thot populli, sa jeta e jetës. Erdhën për ta përcjellur dhe ti bëjnë nderimin e fundit me dhjetëra mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet. Mund të them lirisht se gjysma e njerëzve të etur për pjesmarje, u ndaluan rrugëve nga policia dhe ushtria e pajisur me armatim të rëndë. Numri i saktë i pjesëmarrësve që mund të përmendet, nuk dihet, por më së miri mund ta thonë ata që e ndynin tokën tonë me tanksa dhe që ndynin ajrin e pastër shqiptar me helikopterë luftarak me qëllim të pengimit të këtij varrimi, që u shëndrua në atë që meritoi Hamit Haxhiu...: që u shëndrua pra, në pjesë të lavdishme të historisë kombëtare.
Tash, në persiatjet e mia, gjëndem para një koincidence të bukur; fjala hero fillon me gërmën h, fjala heroizëm gjithashtu..., inicialet e emrit Hamit dhe mbiemrit Haxhiu gjithashtu... Këta dy gërma shpresoj një ditë, ti shoh në hyrje të një kazerme të ushtrisë sonë...: «Kazerma Hamit Haxhiu»; apo ndoshta ta quajmë me këtë emër një shkollë ushtarake, ose një ent tjetër ushtarak... Ndoshta për njëzetvjetorin e vdekjes...
Botushë, Malsi e Gjakovës, Kosovë..., e kemi fjalën...
Vet Hamiti ishte njeri i shpresës; të shpresojmë në një dhuratë të bukur për këtë trim tonin...  

Marrë nga Filolet.